Kompania

Misioni & Vizioni

Të jemi kompania më e mirë e ndërtimit në Shqipëri.

Të jemi lider në industrinë e ndërtimit në Shqipëri, rajon dhe më tej.

Ofrimi i zgjidhjeve të qëndrueshme në industrinë e ndërtimit.

Zhvillimi i kompanisë në mënyrë të qëndrueshme duke marë të gjitha përgjegjsitë sociale që na takojnë.

Kompania jonë

Ndërpro kryen veprimtarinë tregtare në fushën e ndërtimit dhe e specializuar në ndërtesa publike dhe ndërtime civile. Objekti i veprimtarisë së kompanisë është studimi, dizajnimi, ndërtimi i objekteve të ndryshme, prodhimi i materialeve ndërtimore, marketingu i tyre, linjat e hapjes dhe departamentet e reja për prodhimin e materialeve ndërtimore, konsulencës dhe ekspertizës në fushën e studimit, projektimit dhe ndërtimit. Eksport – import dhe shitje me shumicë dhe pakicë të të gjitha llojeve të materialeve dhe pajisjeve të ndërtimit, të llojeve të ndryshme të mallrave. Ne sigurohemi që të garantojmë zgjidhjet më të mira për aksionarët tanë dhe palët e interesit, si dhe për klientët tanë dhe partnerët tanë, duke vazhduar zhvillimin tonë të qëndrueshëm.

Më poshtë mund të gjeni informacione mbi profilin e kompanisë:

Vlerat tona kryesore. Besimet tona.

Integriteti

Jemi krenar që jemi nga kompanitë e para të ndërtimit në Shqipëri, duke filluar aktivitetin tonë në fillim të viteve ’90. Që nga fillimet tona e deri më sot kemi ruajtur standart të njejtë dhe për këtë jemi krenar.

Respekti

Respektojmë çdo individ apo subjekt. Mundohemi të jemi qytetarë të mirë dhe të marrim çdo përgjegjsi që na takon.

Mentaliteti Fitues

Kemi bërë mirë që në ditën e parë dhe do vazhdojmë të bejmë mirë.

Bashkëpunim Grupi

Punojmë në grup për të kaluar me sukses çdo sfidë dhe për të ofruar zhvillim të qëndrueshëm.

Kualiteti

Kompania jonë është lider për sa i përket kualitetit të ndërtimit në vend duke implementuar teknologji moderne për të ofruar zgjidhje sa më të qëndrueshme.

Përkushtimi ndaj Klienteve

Ne i shohim klientët tanë si partner, për këtë arsye mundohemi që të ofrojmë zgjidhjet më të mira për to.